Fotografi e rrallë e vitit 1997, sportisti i mirënjohur pranon çmimin nga Xhemajl Mustafa 

Atletika

Fotografi e rrallë e vitit 1997, sportisti i mirënjohur pranon çmimin nga Xhemajl Mustafa 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 korrik 2022 Në ora: 18:45
Foto 1997, sportisti i mirënjohur pranon çmimin nga Xhemajl Mustafa 

Vitet e 90-ta, vitet e rezistencës, si në çdo sferë tjetër edhe sportistët shqiptarë përjetuan dhunë të shfrenuar nga pushtuesi serb.

Një sportist që kontriboi shumë në vitet e gjeneratës së sakrificës, po ashtu edhe tani nuk ndalet, është Zijadin Kryeziu, aktualisht kryetrajner i klubit të atletikës Rogana.

Kryeziu në vitet e 90-ta, ka qenë atlet i pa konkurrencë, kampionë i shumëfishtë i Kosovëës. Në vitin 1997 u shpall sportisti më i mirë në Kosovë. 

Një fotografi e rrallë e vitit 1997, fotografi që u sigurua nga libri i autorëve Ejup Maxhera dhe Sejdi Mërkoja, shihet këshilltari i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, Xhemajl Mustafa duke ia dorëzuar shpërblimin atletit Zijadin Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat