Gresa Bakraçi në Kampionatin Botëror, Halil Sylejmani udhëton për SHBA

Atletika

Gresa Bakraçi në Kampionatin Botëror, Halil Sylejmani udhëton për SHBA

Nga: K. G. Më: 14 korrik 2022 Në ora: 16:13
Gresa Bakraçi dhe Halil Sylejmani

Atletja më e mirë në Kosovë, Gresa Bakraçi, do të garojë në Kampionatin Botëror dhe synon rezultat sa më të mirë. Presidenti i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, me trajnerin Gazmend Lekaj, udhëtuan për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.    

“Atletja Gresa Bakraçi do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Botëror të atletikës prej 15 e deri me korrik, që do mbahet në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Atletja  Gresa Bakraçi do të paraqite në disiplinën 1500 metra me 15 korrik dhe shpresojmë që të ketë një paraqitje të mirë dhe të kualifikohet për gjysmëfinale të Kampionatit Botëror. 

Në këtë kampionat do të marrin pjesë 192 shtete me 1972 atletë prej tyre 1000 meshkuj dhe 972 femra.

Me atleten Gresa në Kampionatin Botëror është kryetari i Federatës Atletike të Kosovës z Halil Sylejmani  edhe trajnerit Gazmend Lekaj”, njofton federata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat