Lorent Mazreku gati për sfidën në Sllovaki, por tregon edhe një problem që po ballafaqohen

Atletika

Lorent Mazreku gati për sfidën në Sllovaki, por tregon edhe një problem që po ballafaqohen

Nga: Kemajl Goca Më: 19 korrik 2022 Në ora: 15:59
Lorent Mazreku

Sportistët e Kosovës po përgatiten për Festivalin Olimpik Evropian Veror për të Rinj (EYOF) në Banska Bystrica të Sllovakisë, e cila do të mbahet nga data 24 e deri me 30 korrik.

Kosova do të përfaqësohet me 23 sportistë nga këto sporte: Atletika, xhudo, noti, tenisi, badmintoni, çiklizmi dhe gjimnastika artistike.

Atleti i talentuar i klubit të Malishevës, Loret Mazreku, është gati për këtë sfidë dhe synon rezultat sa më të mirë.

Image

Mazreku tha se është duke u përgatitur maksimalisht për garën që e ka me 25 korrik në Banska. “Unë do të garojë në disiplinën 1500 metra, kjo disiplinë mbahet me 25 korrik, në orën 11:10”, thotë Mazreku.

”Bota sot”: Sa jeni të përgatitur për garën në Banska Bystrica?

Lorent Mazreku: Për garën në fjalë jemi përgatitur dhe po përgatitemi edhe këto ditë të mbetura maksimalisht me trajnerin tim Adrian Mazreku.

“Bota sot”: Sa keni njohur për këtë garë?

Lorent Mazreku: Është një garë ku mblidhen të rinjtë e Evropës, për mua do jetë një përvojë e mirë sepse do i njohim nga afër sportistët e shteteve tjera por edhe do të garojmë së bashku.

“Bota sot”: Cilët janë atletët që i llogaritni si konkurrent, nga cilat shtete?

Lorent Mazreku: Sa i përket konkurrencës nuk kemi informacione sepse ende nuk po dihen listat startuese të atletëve, shpresojmë që në ditët në vijim t’i shohim listat startuese.

Image

“Bota sot”: Ku keni stërvitur më shumë?

Lorent Mazreku: Stërvitjet zakonisht i bëjmë në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë së bashku me atletët tjerë sepse është i vetmi shteg në Kosovë.

“Bota sot”:  Çfarë pret nga kjo garë?

Lorent Mazreku: Pritjet e mija nga kjo garë janë modeste sepse unë jam një vit më i ri se atletët e tjerë që do jenë në këtë garë.

“Bota sot”: Cili është problemi më i madh?

Lorent Mazreku: Problem i madh është udhëtimi me autobus sepse atletika është e vështirë, ne si atlet kemi problem me tregu rezultat kur udhëtojmë më shume se tri orë para garës e mos të flasim udhëtimin afër 20 orë që pritet të ndodhe sepse kemi mi kaluar disa kufij.

Shfrytëzojë rastin të falënderojë  KOK -un, FAK-n dhe trajnerin tim Adrian Mazreku për përkrahjen që po përgatitemi sa më mirë për këtë garë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat