Sylejmani takoi kreun e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe të Federatës së Evropiane të Atletikës 

Atletika

Sylejmani takoi kreun e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe të Federatës së Evropiane të Atletikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 19 korrik 2022 Në ora: 21:44
Thomas Bach dhe Halil Sylejmani

Tash e disa ditë po zhvillohet Kampionati Botëror në atletikë, në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Kosova përfaqësohet me atleten Gresa Bakraçi, ndërsa në ngjarjen më të madhe botërore është i pranishëm presidenti i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani.

I pari i atletikës së Kosovës, ka pasur disa takime të frytshme, si me Thomas Bach, president i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe Dobromir Karamarinov, president i Federatës Evropiane të Atletikës.

Image

Dobromir Karamarinov dhe Halil Sylejmani

Sylejmani bisedoi për shumë gjëra, me theks të veçantë për atletikën e Kosovës. 

Ai mori përkrahje të fuqishme nga i pari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe ai i EAF-së.

“Mu dha rasti mu taku me presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, z. Thomas Bach, i cili përkrah jashtëzakonisht atletikën e  Kosovës. Bach me tha se është se është i kënaqur që jemi pjesë e Federatave Botërore”, nënvizon Sylejmani.

“Jam i kënaqur që Federata e Atletikës së Kosovës, është këtu së bashke me Federatën Botërore të Atletikës”, ka thënë Bach. 
Sylejmani ka diskutuar me Dobromir Karamarinov, president i Federatës Evropiane të Atletikës, duke kërkuar edhe përkrahje në çdo aspekt.

“Dobromiri, me siguri do të na ndihmojë mirë në punimet e Kongresit Evropian, ku kemi nevojë në ndihmë profesionale, trajner apo zyrtar. Ai tha se sa i përket ndihmës materiale është puna e ngushtuar, por sipas tij, janë në përkrahje dhe rezultatet do të vijnë.

Ai është i brengosur, se jo vetëm Federata Evropiane por edhe shumë shtete tjera janë të cunguar me rezultate”, thotë Sylejmani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat