Ardison Tahiri - kampion i Kosovës në disiplinën 800 metra 

Atletika

Ardison Tahiri - kampion i Kosovës në disiplinën 800 metra 

Nga: K. G. Më: 6 shtator 2022 Në ora: 15:16
Ardison Tahiri , djathtas

Atleti i talentuar, Ardison Tahiri, është kampion i Kosovës në disiplinën 800 metra U18.

KA Rogana si gjithmonë ka zbuluar talente të mbretëreshës së sporteve dhe që po dëshmojnë rezultate, së fundit del në skenë edhe një emër i ri siç është Ardison Tahiri.

Puna e palodhshme e kryetrajnerit ZIjadin Kryeziu, po jep frytet e veta, i cili pra pak ditësh me klubi fitoi edhe Kupën e Kosovës.   

“Ardison Tahiri - kampion i Kosovës në disiplinën 800 metra U18.

Në stadiumin “Liman Gega” në Malishevë u mbajt Kampionati i Kosovës për Juniorë, atleti ynë Ardison Tahiri arriti të fitoj titullin e kampionit shtetëror në disiplinën 800 metra në kategorinë U18.

Ardisoni akoma nuk i ka mbushur një vit të plotë stërvitje, në çdo garë ka rritur përformancen e tij, ka treguar vazhdimisht përkushtim, disiplinë dhe seriozitet në kryerjen e detyrave nga

Trajneri dhe ndihmëstrajnerët e andaj me meritë shpallet kampion. Kryesia e klubit Ardisonit i uron titullin e kampionit, shpresojmë në rezultate shumë më të mira në vitin 2023”, shkruan në faqen e KA Rogana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat