Muhamet Ramadani shkëlqen, i argjendtë në Lojërat Mesdhetare U23! Sylejmani e uron

Atletika

Muhamet Ramadani shkëlqen, i argjendtë në Lojërat Mesdhetare U23! Sylejmani e uron

Nga: K. G. Më: 10 shtator 2022 Në ora: 19:46
Ramadani

Atleti i Kombëtares së Kosovës, Muhamet Ramadani, shkëlqen në Lojërat Mesdhetare U23, duke arritur medaljen e argjendtë.

Edhe një hera Ramadani tregoi cilësitë e tij në hedhjen e gjylës, kësaj radhe në Lojërat Mesdhetare në Itali. 

“Muhamet Ramadani, i argjend në "Lojërat Mesdhetare U23 Championship.

Ramadani bëri edhe rekord shtetëror me rezultat 19.13 metra”, njofton Federata e Atletikës së Kosovës. 

Kryetari i federatës, Halil Sylejmani, përgëzon Ramadanin për suksesin e madh, duke thënë se është një fitore jo vetëm për atletikën por edhe për sportin në përgjithësi të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat