Sylejmani përgëzon Muhamet Ramadanin për suksesin e madh në Kampionatin Mesdhetar 

Atletika

Sylejmani përgëzon Muhamet Ramadanin për suksesin e madh në Kampionatin Mesdhetar 

Nga: K. G. Më: 14 shtator 2022 Në ora: 21:18
Sylejmani përgëzon Ramadanin për suksesin e madh në Kampionatin Mesdhetar 

Atleti i disiplinës teknike, Muhamet Ramadani, është krenari e mbretëreshës së sporteve dhe në përgjithësi sportit të Kosovës.

Ramadani është fitues i medaljes së argjendtë në Kampionatin Mesdhetar U23, që i mbajt ditë më parë në Itali.

Presidenti i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, njeriu që po bën më të mirën për mbretëreshën e sporteve, sot e ka pritur Muhamet Ramadanin me trajnerin Shaban Ramadanin, duke i përgëzuar për suksesin e madh në Kampionatin mesdhetar. 

Image

“Kryetari Halil Sylejmani ka pritur në takim Atletin Muhamet Ramadani 

Muhameti fitoi medaljen e argjend në hedhjen e gjyles me rezultat 19.13 metra, përveç medaljes së fituar theu rekordin e Kosovës.

Kryetari Halil Sylejmani e përgëzoi Muhametin për suksesin e arritur në Kampionatin e 4-të Mesdhetar U23, që u mbajt në Pescara të Italisë më 10/11.09.2022, derisa e inkurajoi që të vazhdojë të punojë dhe të arrijë suksese edhe në garat ardhshëm vendore dhe ato ndërkombëtare

Në takim ishte edhe trajneri i tij Shaban Ramadani dhe anëtari i Bordit të FAK-ut Adrian Mazreku”, thuhet në njoftimin e federatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat