KA Prizreni fiton 13 medalje në Kampionatin e Kosovës 

Atletika

KA Prizreni fiton 13 medalje në Kampionatin e Kosovës 

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 23:32
KA Prizreni

Atletët e klubit të Prizrenit shënuan rezultate të mira në Kampiionatin e Kosovës. Klubi prizrenas ka fituar 13 medalje, 10 të arta, 2 të argjendta dhe një e bronztë.

“Përfundoi dita e parë e Kampionatit Individual të Kosovës për senior.
Klubin e Atletikës Prizreni e përfaqësuan 5 atlet dhe 3 atlet veteran, u fituan 13 medalje, 10 të arta, 2 të argjendta dhe një e bronztë:

Sara Susuri  - U - 20 e para 400 m. 57.95 rekord personal,
Armel Qovanaj  - U - 20 i pari në 100 m., 

Emine Jenuzi  - U - 18 e para në 100 m. dhe e treta në 400 m.,
Leard Halimi  - U - 20 i pari në flakjen e  shtizës,
Melike Ipqi - seniore e para në flakjen e shtizës,
Veteranët:

Adnan Tahiri - veteran M - 55 i pari në gjyle, shtizë dhe disk,
Nexhat Hoxhaj - veteran M - 65 i pari ne gjyle, idyti në shtizë dhe disk,
Skender Gashi - veteran M - 65 i pari në 5000 m.

Në emër të kryesisë, kryetarit Gazi Renaku, trajnerëve Bajram Duja dhe Adnan Tahiri urime dhe suksese në ditën e dytë të garave!”, bëhet e ditur nga klubi KA Prizreni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat