Vdes ish sportisti i njohur i Kosovës 

Atletika

Vdes ish sportisti i njohur i Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 1 tetor 2022 Në ora: 12:24
Ismet Abazi

Dje ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish atleti i mirënjohur i Kosovës, Ismet Abazi. Lajmi bëhet i ditur nga familjarët e Abazit. 
Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 13.00.

I pikëlluar për vdekjen e tij është edhe ish futbollisti i Prishtinës, Ejup Mehmeti. 

“Lajmin i rëndë për vdekjen e Ismet Abazit e mora unë dhe familja me shqetësim shpirtëror.

Image

Abazi gjatë një gare

Ishe mik i ne te gjithë vëllezërve. I sinqertë.

Me mua na lidhi Mbretëresha e sporteve - atletika ku vraponim dhe përfaqësonim Kosovën në garat Federative.

Por ti nuk njohe kufij dhe arrite në reprezentacionit e ish  Yu dhe. Ishe atleti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave”, ka shkruar Mehmeti në profilin e tij në facebook.

Kosova humb edhe një sportist. Kosova është më e varfër edhe për një ish sportist të dëshmuar.

"Njoftojmë se varimi I Ismet Shaban Abazit do të bëhet sot (të shtunën) me kohen e drekës në ora 13:00 në varezat e qytetit në Arbëri", ka shkruar Afrim Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat