Kryeziu pas garës në Maratonën e Tiranës: Është vetëm fillimi i këtyre vrapimeve 

Atletika

Kryeziu pas garës në Maratonën e Tiranës: Është vetëm fillimi i këtyre vrapimeve 

Nga: K. Goca Më: 23 tetor 2022 Në ora: 22:24
Astrit Kryeziu në të majtë, Luiza Gega në mes dhe Musa Hajdari në të djathtë

Atleti i kombëtares së Kosovës, Astrit Kryeziu, anëtar i klubi atletik Rogana, për herë të parë ka garuar në shtigjet e gjata përkatësisht në Maratonën ndërkombëtare Tirana 2022.

Kryeziu edhe në disiplinat e gjata respektivisht në 10 kilometra, u tregua i suksesshëm duke e zënë vendin e tretë.  

“Duke marr parasysh që ne jemi garues të shtegut apo disiplinave të mesme dhe nuk jemi garues të vrapimeve te gjata, normal që ishte një garë jo e lehtë, pasi që unë për herë të parë garoj në një vrapim të tillë. 

Jemi të kënaqur sepse është vetëm fillimi i këtyre vrapimeve dhe normal edhe stërvitja për këto vrapime dallon shumë nga ato të vrapimeve të mesme.

Mirëpo, kjo fazë na ndihmon shumë për vrapimet e shtegut.

Unë personalisht jam ende i fokusuar në vrapimet e shtegut dhe këto gara i bëj thjesht si stërvitje dhe parapërgatitje për vitin e ardhshëm”, thotë Kryeziu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat