Gara internacionale “High Scardus Ultra – 2022”, Uta Ibrahimi: Morën pjesë 14 shtete 

Atletika

Gara internacionale “High Scardus Ultra – 2022”, Uta Ibrahimi: Morën pjesë 14 shtete 

Nga: K.G. Më: 26 tetor 2022 Në ora: 17:57
Pamje nga gara internacionale “High Scardus Ultra – 2022”

Alpinistja e mirënjohur e Kosovës, Uta Ibrahimi, me Fondacionin Utalaya, Trex dhe me ndihmën e Shoqatës Sharri, kanë organizuar garën internacionale të vrapimit. 

“Në garën internacionale të vrapimit, morën pjesë 150 vrapues nga 14 shtete të botës”, thotë Uta për gazetën kombëtare  “Bota sot”. 

Gara madhështore u mbajt për herë të parë mes dy shteteve: Kosovë – Maqedoni e Veriut. 

Image

Mint/Kiesa mbështet edicionin e parë të garës vrapuese “High Scardus Ultra – 2022”. 

Uta shprehet e lumtur për këtë garë madhështore që e organizuan, për pjesëmarrjen, për rivalitetin dhe për atraktivitetin e saj, më së miri mund ta shihni bukurinë e kësaj gare në video.

Image

Uta Ibrahimi

“Përfundo gara e vrapimit malor “High Scardus Ultra” në malet e Sharrit.

Edicioni i parë inaugurues i “High Scardus Ultra” është mbajtur me 2-4 shtator të vitit 2022, si gara e parë ultra me shumë faza në Ballkanin Perëndimor me distanca 23 km (me 1,140 metra ngjitje), 53 km (me 2,850m ngjitje) dhe 109 km (me 6,069m ngjitje). High Scardus Ultra është organizuar në përputhje me standardet e ITRA (International Trail Running Association) dhe ishte një mundësi unike që vrapuesit të përjetojnë bukurinë dhe peizazhin përrallor të maleve të Sharrit në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut. 

E Veçantia e garës së vrapimit malor “High Scardus Ultra” është gara 109 kilometra, që ka filluar nga Kodra e Diellit (Popova Shapka) në Maqedoninë e Veriut dhe ka përfunduar në Prizren, Kosovë – duke kaluar kështu kufirin malor. Në këtë garë, vrapimi i parë i ka dërguar vrapuesit nga Kodra e Diellit në Maqedoni Veriore deri në Brod, Kosovë; ndërsa vrapimi i dytë i ka dërguar vrapuesit nga Brodi në Prizren.

Image

Në total, numri i vrapuesve pjesëmarrës në garë ishte 143 ndërsa kishte pjesëmarrës nga X-numer-te-shteteve.

Në garën BEAR TRAIL (20km me 1140m ngjitje) e kanë filluar 87 vrapues nga 8 shtete të cilët kanë kaluar nëpër 3 pika kontrolli; Garën EAGLE ULTRA (50km me 2850m ngjitje) e kanë filluar 40 vrapues nga 10 shtete të cilët kaluan në 6 pika kontrolli; Garën  SCARDUS STAGE ULTRA (109km me 6,069m ngjitje) të ndarë në dy faza: (1) HSU Faza 1 – Goat Trail 51 kilometra (2994 m D+) me 16 vrapues nga 5 vende që kaluan nëpër 6 pika kontrolli; (2) HSU Faza 2 - Lynx Trail 54.2 kilometra (3075 m D+)  me 16 vrapues nga 5 vende që kaluan nëpër 5 pika kontrolli. 

Image

Organizatorët e garës “High Scardus Ultra” janë Fondacioni UTALAYA nga Kosova në bashkëpunim me organizatën TREX nga Maqedonia Veriore. Gara u zhvillua si projekt i përbashkët ndërkufitar që ka përfshirë komunitetet lokale, duke ofruar aventura të paharrueshme në malet e Sharrit në të dy anët e kufirit. 

Image

High Scardus Ultra falënderon të gjitha institucionet, organizatat dhe bizneset që kanë ndihmuar realizimin e këtij projekti: Komuna e Prizrenit, Komuna e Tetovës, Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), FSK – Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, Parku Nacional Sharri, Shërbimi I Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë (SDC), Sustainable Development Goals, Butterfly Outdoor Adventures, SH.B. Sharri, Lumbardhi, Anibar, Sharr Outdoors, Abi Carshia, Red Bull, Sporting, Ujë Rugova, Green&Protein, Miqt Pub, Vipa Chips, Vezë Sharri, Forest Bar,  The Better Travel, Allga San”, - thuhet në komunikatën e organizatorit. Kiesa e ka mbështet videon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat