Rrëfimi interesant i Agron Muçakut për ngjarjet historike në sportin e atletikës së Kosovës në vitet e 90- ta

Atletika

Rrëfimi interesant i Agron Muçakut për ngjarjet historike në sportin e atletikës së Kosovës në vitet e 90- ta

Nga: K.G. Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 16:30
Agron Muçaku

Agron Muçaku tregon se si ka rrjedhë deri të pavarësimi i mbretëreshës së sporteve nga ai ish jugosllav.

Ai së bashku me Halil Sylejmanin dhe shokë të tjerë u ballafaquan me kërcënime të ndryshme nga regjimi serb.

Muçaku, atlet rekordmen, ish trajner i Klubit të Atletikës Vëllaznimi, anëtar i ish Lidhjes atletike të Kosovës në vitet 1988 – 1990, anëtarë i bordit themelues të Federatës Atletike të Kosovës në vitin 1991, anëtarë i Federatës Atletike të Kosovës nga viti 1991 deri 2000. Kampion i Ballkanit për atlet veteran me vrapimet me pengesa viti 2021, 2022.

“Siç dihet më 23, mars 1989 nën gjendjen e jashtëzakonshme dhe nën kërcënimin e armëve u suprimua autonomia e Kosovës e viti 1974.

Image

Halil Sylejmani

Me 28 mars 1989 Kuvendi Federativ i  ish Jugosllavisë ratifikoi vendimin e Kuvendit të Kosovës të aprovuar me dhunë nga policia serbe.

Ndërsa në korrik të vitit 1990 pushteti serb okupoi Kosovën. Në këto rrethana filluan të imponohet serbizmi i të gjitha institucioneve të Kosovës, e këtë fat e kishin edhe të gjitha Lidhjet për Kulturë Fizike të Kosovës.

Image

Ky procesverbal është i datës 30.10.1999

 

Kjo ndodhi edhe në Lidhjen Atletike të Kosovës, anëtar i së cilës isha edhe unë Agron Muçaku, përfaqësues i klubit të atletikës Vëllaznimi në Gjakovë. Pasi që isha protagonist i shumë ngjarjeve të asaj kohe do të mundohem që me fakte e dokumente të dëshmojë për zhvillimet e asaj kohe. Kështu me dt, 25.10.1990 në mbledhjen e Kryesisë të Lidhjes Atletike të Kosovës na imponohet nënshkrimi i ‘Marrëveshja për bashkëpunim dhe integrim në Lidhjen për kulturë fizike të Serbisë’ të cilën menjëherë e kemi hedhur poshtë unë Agron Muçaku dhe Halil Sylejmani duke mos lejuar të vazhdohet me këtë propozim absurd. Në ndërkohë presioni sa ka ardhur duke u rritur për të pranuar dhe nënshkruar marrëveshjen shumë të dëmshme për Kosovën. Me këtë rast është mbajtur mbledhja e dytë e radhës më datë 30.10.1990, në të cilën pas shumë diskutimeve dhe polemikave të ashpra me përfaqësuesit serb e kemi hedhur poshtë si të papranueshme këtë Marrëveshje.

Në këtë mbledhje kemi fituar me vota 3 me 2. Kundër ishim unë Agron Muçaku, Halil Sylejmani dhe Idriz Gashi. Pro ishte Rade Gjurgjevac dhe Imer Abazi. 

Pas këtij dështim politika zyrtare serbe bëri presion edhe më tepër, kështu, duke  thirrur edhe mbledhjen e tretë të radhës për nënshkrimin e kësaj Marrëveshje të dëmshme. 

Image

Në procesverbalin tjetër zyrtar është Pjesë e diskutimit 12.12.1990

 

Mbledhja e tretë u mbajt më 12.12.1990. Edhe në këtë mbledhje e kemi rezistuar, dhe e kemi hedhur poshtë këtë si të papranueshme. Kundër kësaj Marrëveshje prapë ishin Halil Sylejmani, Agron Muçaku dhe Vjollca Osmani.

Vlen të theksohet që nga kjo mbledhje ishte rritur edhe më shumë presion për ta pranuar këtë antikombëtar, sidomos kishte tentim nga disa anëtarë shqiptar që të pranohet kjo marrëveshje. Përkundër qëndresës, sidomos nga Halil Sylejmani Agron Muçaku dhe Vjollca Osmani, prapë ishte thirr edhe mbledhja e katërt e radhës për të njëjtën temë, pra, më datën.10.01.1991.

Në këtë mbledhje ishin bërë diskutime shumë ashpra midis neve anëtarëve shqiptar dhe atyre serb, të cilëve ju printe Rade Gjurgjevac dhe Boguljub Mekiq. Duke e parë rezistencën tonë organet serbe ishin mobilizuar shumë duke e sjellur edhe Bogolub Mekiq, i cili nuk ishte anëtar i Lidhjes Atletike të Kosovës. Në këtë mbledhje ishte punuar shumë prapa kulisave edhe nga anëtarët shqiptar që të nënshkruhet kjo marrëveshje.

Në përfundim rezultati ka qenë 3 vota kundër 3 vota pro. Për votimin pro ishin të pajtimit: Rade Gjurgjevac, Imer Abazi dhe Ratko Karamarkoviç. Ndërsa, kundër sikur edhe në të gjitha mbledhjet tjera ishim: unë, Agron Muçaku Halil Sylejmani dhe Vjollca Osmani. Votën e katër e ka dhënë Bogulub Mekiqi i cili nuk ka pas drejte vote, kështu me numrin e votave 4 me 3 organet serbe ia arritën qëllimit dhe pranuan të integrohen në LKF të Serbisë. Pas kësaj mbledhje të pa ligjshme dhe të imponuar ata që dëshiruan mbeten me organin serb. Ndërsa, Ne anëtarët e vijës shtetërore kosovare nuk u dorëzuam, por filluam një rezistencë tjetër duke krijuar organet tona paralele sportive. 

Pas 4 (katër) mbledhjeve të njëpasnjëshme të datën 25.10.1990, dt,30.10.1990, dt,12.12.1990 dhe asaj të 10.01.1991 përkundër rezistencë tonë organet e dhunshme serbe e morën në mënyrë të pa ligjshme dhe të imponuar subjektivitetin e Lidhjes Atletike të Kosovës. Kështu duke e integruar në Lidhjen për Kulturë Fizike të Serbisë, përkatësisht në Lidhjen Atletike të  Serbisë. Siç e kemi thënë më parë ata që dëshiruan mbeten me organin serb. Ndërsa, Ne anëtarët e vijës shtetërore Kosovare nuk u dorëzuam dhe filluam një rezistencë tjetër duke krijuar organet tona sportive paralele.

Pasi që nga organet legjitime të Republikës së Kosovës kishin krijuar institucionet paralele përkatësisht, Bashkimin e Shoqatave të Pavarura Sportive të Kosovës, edhe Ne nga profili i atletikës me datën 21.09.1991, kemi mbajtur kuvendi themelues për formimin  Shoqatës së Pavarur të Atletikës në Kosovë. Në këtë mbledhje është zgjedhur kryesia e Shoqatës Atletike të Kosovës në këtë përbërje:

1. Miftar Haklaj nga FKF Kryetar
2. Halil Sylejmani Prishtinë, Nënkryetar
3. Ramadan Beshiri, Prishtinë, Sekretar
4. Mustaf Rrustemi, Mitrovicë, anëtarë
5. Fehmi Lahu, Vushtri, anëtarë
6. Gëzim Kryeziu, Prizren, anëtarë
7. Agron Muçaku, Gjakovë, anëtarë
8. Bashkim Restelica, Podujevë, anëtarë
9. Vjollca Osmanaj, Pejë, anëtare.

Prej kësaj periudhe të gjitha garat e atletikës i kemi mbajtur nëpër livadhe në fshatrat e ndryshme të Kosovës.
Sepse pushtuesit serbë na konsideronin si organe paralele. Shtigjet e atletikës, si psh. në Mitrovicë, nuk kemi mundur t’i shfrytëzojmë për arsye të okupimit nga organet e dhunshme serbe.

Me datën 08.05.1992, është mbajtur mbledhja e kryesisë të Shoqatë së Pavarur të Atletikës në Kosovë në të cilën është marrë vendim unanim që Halil Sylejmani të jetë Kryetar i Shoqatës Atletike të Kosovës, për shkak se z. Miftar Haklaj nga obligimet tjera që kishte nuk ka marrë pjesë asnjë herë në mbledhjet e kryesisë së Shoqatës. Kështu barrën e zhvillimit të sportit të atletikës gjatë viteve të nëntëdhjeta deri në fillimin e luftë më 1998 e ka bartë kjo kryesi dikush më pak e dikush më shumë.

Mbas mbarimit të luftës, (pra pas qershorit 1999)sikurse në të gjitha sferat e jetës, në mënyrë graduale edhe atletika kosovare fillojë ta marrë veten. Së pari ramë në kontakt ne anëtarët e kryesisë të FAK-ut, trajnerë, atletë dhe  punëtorë sportivë. Vlerësuam pasojat e luftës dhe morëm lajmin që gjatë luftës për çlirimin e Kosovës kishin rënë dëshmorë në altarin e lirisë edhe disa atletë nga klubet e atletikës “Llapi” nga Besiana dhe nga klubi i atletikës “Juniku”, me ç’rast edhe i nderuam të rënët.

Në mbledhjen e parë filluam të organizohemi pasi që statusin e federatës, rregulloren e punës së kuvendit, propozicionet e garave, anëtarët e kryesisë, kryetari i kryesisë, sekretari, të gjitha ekzistonin ose thënë me një fjalë nga aspekti organizativ juridik dhe statutor ekzistonin organet për të filluar punët e Federatës.

Morëm informata që në disa klube vetëm sa kanë filluar përgatitjet e tyre fizike dhe organizative, ndërsa për klubet të tjera u vendos që të bëhen përpjekje që edhe ato të nxiten për punë. Sa i përket kalendarit të garave u morëm vesh që, sipas mundësive, nëse paraqitet nevoja të pësojë ndryshime.
Për periudhën pas vitit 2000 nuk kam çka të shtoj asgjë sepse çdo gjë dihet!”,
rrëfen Muçaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat