Lirije Peci: Nuk e di nëse viti 2023 do të me gjej në shtigjet e atletikës

Atletika

Lirije Peci: Nuk e di nëse viti 2023 do të me gjej në shtigjet e atletikës

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 13 dhjetor 2022 Në ora: 17:02
Lirije Peci

Si shumë sporte tjera në Kosovë, edhe atletika ka peripecitë e veta dhe më së shumti që iu sjell kokëçarje është mungesa e shtegut me tartan dhe sipas standardeve ndërkombëtare. 

Lirije Peci, atlete e klubit Trepça të Mitrovicës, thotë se që nga janari i këtij viti është ballafaquar me një lëndim dhe ka qenë larg shtigjeve të mbretëreshës së sporteve.

Ajo nuk e fsheh faktin, se shumë e brengos edhe mungesa e shtegut të atletikës për stërvitje,.

Image

Lirije Peci

Lirija që garon disiplinën 400 metra, tani është duke menduar të vazhdojë apo të largohet përfundimisht nga sporti, për shkak të shumë vështirësive që përballet me sportin e atletikës. 

“Bota sot”: Qe një kohë jeni e lënduar, tani po ktheheni, sa iu ka munguar atletika dhe si ia keni dalur?

Lirije Peci: Nuk jam kthyer plotësisht ende dhe nuk e di nëse do të kthehem intensivisht si me herët për arsye te shumta.
Më ka munguar dhe me mungon ende atletika, por koha gjatë lëndimit nuk ishte e lehtë për mua si një studente, si në aspektin financiar dhe sportiv. 

“Bota sot”: Me shpenzime tuaja apo iu ka ndihmua ndokush?

Lirije Peci: Lëndimin e kam pësuar gjatë studimeve në fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit dhe s’kam pasur asnjë ndihmë nga ta.

“Bota sot”: Ku u lënduat dhe duket se në vitin 2023 jeni dyshim që të riktheheni në shtigjet e atletikës?

Lirije Peci: Jam lënduar ne janarin e këtij viti dhe nuk e di nëse viti 2023 do të me gjej në shtigjet e atletikës.

Image

“Bota sot”: A është pengesë e madhe për atletët mungesa e shtegut të atletikës?

Lirije Peci: Shumë është e madhe sidomos për talentet e rinj që në shtigjet e hapura janë të pambrojtur dhe për ne si atlet elitar të shtigjeve të mesme dhe te shkurtra pengon shumë në përmirësimin e rezultateve.

Minimumi që duhet të kishin një shteg me tartan 200 metra që të mundemi t’i përdornim këpucë sportive tona që janë enkas për tartan e mos të na binte nga gara në garë t’i mbathnim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat