Sylejmani ia bëri 8 me 2 serbëve, dy herë pushtoi Beogradin! Garoi si Kosovë...

Atletika

Sylejmani ia bëri 8 me 2 serbëve, dy herë pushtoi Beogradin! Garoi si Kosovë...

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 29 dhjetor 2022 Në ora: 15:23
Halil Sylejmani

Është prej figurave më të njohura sportive dhe ka stil të një diplomati, mjeshtër i politikës sportive!  

Është Halil Sylejmani, president i Federatës së Atletikës së Kosovës, dikur atlet i spikatur.

E veçanta e tij në vitin 2022, ka qenë se në heshtje e pa zhurmë, ka realizuar dy gjëra që pak kush e ka pritur dhe ia bëri 8 me 2 serbëve!

Image

Kosova në Beograd me 12 shkurt të vitit 2022

E para, me atlet e atlete, pra me kombëtaren e Kosovës, mori pjesë në Kampionatin Ballkanik U20, që u mbajt me 12 shkurt në Beograd. 

E dyta, me atleten Gresa Bakraqi mori pjesë në Kampionatin Botëror, që u mbajt nga 18-21 mars në Beograd.
Si ia doli të futet në Beograd?

Me qetësi, pa zhurmë, pa lavde por me diplomaci, shkoi e erdhi pa asnjë ther në këmbë, duke pas sigurinë maksimale për reprezentuesit e Kosovës.

Puna dhe politika e tij e bindi Federatën Ballkanike dhe Federatën Botërore, duke e prurë para aktit të kryer Federatën Atletike të Serbisë, e cila veç u përkul dhe e pranoi realitetin.

Në anën tjetër, mediat në Serbi filluan zhurmën bajate të tyre, duke sulmuar me tërë fuqinë e tyre, se Serbia njohu Kosovën.

 “Glas Javnost” shkruante me titull: “Serbia e njeh Kosovën?”.

Radio “Kim”, medium serb në Kosovë, që financohet nga Serbia, ka shkruar: “Atletët nga Kosova morën pjesë për herë të parë në kampionatin e Beogradit"

Media tjetër, “Nova.rs”, shkruante se sportistët u paraqitën me mbishkrimin Kosova: “Atletët nga i ashtuquajturi ekip atletik Kosova mori pjesë në Kampionatin Ballkanik për garuesit nën 20 vjeç, të mbajtur në Beograd.

Sportistët e përmendur, siç ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës në profilin e tij në Twitter, “për herë të parë garojnë me atë emër në territorin e Serbisë”.

Krejt në fund, Sylejmani është i pari nga sportet e Kosovës, që thyen barrierën e garimit, që garoi si kombëtare e Kosovës në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat