Turpi i Spanjës, pengon Kosovën!

Atletika

Turpi i Spanjës, pengon Kosovën!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 22 janar 2023 Në ora: 21:45
Muhamet Ramadani

Spanja nuk respekton të drejtën e sportistit. 

Ambasada spanjolle nuk e pajis me vizë atletin më të mirë të Kosovës, Muhamet Ramadanin, duke e penalizuar që të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare U23, që u mbajtën sot në Valencia.

Turpi i Spanjës, pengon Kosovën në një aktivitet shumë të rëndësishëm që atleti ynë lehtë ka mund të stoliset me medalje.

Miguel Gomez i Spanjës zuri vendin e parë në hedhje të gjylës. 

Ai e hodhi gjylen 18.77 metra, ndërsa duhet kujtuar se në vitin e kaluar Muhamet Ramadani e hodhi 19.13 metra në kampionatin mesdhetar U23.

Nuk na i dhanë vizën ambasada spanjolle, kjo krejt për shkaqe politike.

Është e pakuptueshme të penalizohen sportistët”, tha shkurt për gazetën kombëtare "Bota sot" Shaban Ramadani, trajner i Muhametit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat