Shkëlqen David Nikolli

Atletika

Shkëlqen David Nikolli

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 15:45
Shkëlqen David Nikolli

Viti 2023 ka nisur në mënyrën më të mirë për David Nikollin.

Atleti shqiptar që jeton në Itali, ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në Mitingun Kombëtar të sallave të mbyllura, event i mbajtur në Padova.

Nikolli u rendit në vend të parë në garën e 1500 metrave, duke regjistruar kohën 3:39.18.

Një rezultat që përkthehet në rekord kombëtar, që e rendit Nikollin gjithashtu mes 10 atletëve me kohën më të shpejtë të sezonit në Europë.

Edhe pse rreth dy vite më parë David Nikolli kishte njoftuar largimin e tij nga Kombëtarja shqiptare, tashmë 28-vjeçari ka bërë një hap pas, duke u rikthyer për të garuar për flamurin kuqezi.

Ai do të jetë pjesë e Shqipërisë në Kampionatin Ballkanik “Indoor” që parashikohet të zhvillohet më 11 shkurt në Stamboll, event ku do të konkurrojë në disiplinat 800 dhe 1500 metra.

Përveç kësaj, Nikolli tashmë është federuar gjithashtu edhe me skuadrën e Besëlidhjes, me të cilën do të përfaqësohet në aktivitetet kombëtare në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat