Gati për Kampionatin Evropian

Atletika

Gati për Kampionatin Evropian

Nga: K.G. Më: 1 mars 2023 Në ora: 20:04
Muhamet Ramadani

Kosova ka shpresa më të mëdha për rezultat të mirë nga talenti i madh, Muhamet Ramadani, i cili do të garojë në disiplinën teknike përkatësisht hedhje të gjylës.

Ekspedita e kombëtares së Kosovës, me presidentin Halil Sylejmani, kanë arritur në Stamboll të Turqisë.

“Atletët Gresa Bakraçi dhe Muhamet Ramadani do e përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Europian të atletikes.

Atletja Gresa Bakraçi do të paraqite në disiplinën 3000 metra me 2 mars, ndërsa atleti Muhamet Ramadani do paraqitet në Disiplinën e hedhjes së Gjyles po ashtu me 2 mars dhe shpresojmë që të kenë një paraqitje të mirë dhe të kualifikohen për në gjysmëfinalë të kampionatit Europian. 

Me atletet Muhamet Ramadani dhe Gresa Bakraçi në Kampionatin Evropian është Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës z Halil Sylejmani edhe trajnerit Shaban Ramadani”, njofton Federata e Atletikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat