Haliti: Veteranët e atletikës nuk do të jenë më te diskriminuar në garat ballkanike

Atletika

Haliti: Veteranët e atletikës nuk do të jenë më te diskriminuar në garat ballkanike

Nga: K. G. Më: 18 mars 2023 Në ora: 18:33
Haliti gjatë takimit me veteranët e atletikës së Turqisë

Lajmi i mirë për veteranët e Atletikës së Kosovës.

Driton Haliti, president i Shoqatës së Atletëve Veteran të Kosovës, tha se Kosova tani nuk do të ketë me pengesa që të marrë pjesë në garat ballkanike.

“Pas më shumë se 8 vite përpjekje dhe kërkesa në drejtim të federatës ballkanike për atlet veteran më në fund lajmi i madh, edhe pse që nga 2015 ishim anëtar në Federatën botërore dhe atë Europiane për veteran.

Dje në asamblenë e përgjithshme të federatës ballkanike për atlet veteran që u mbajt në Stamboll, Kosova është anëtari më i ri i kësaj familje të madhe, me 21 vota Pro dhe 5 abstenime.

Kosova u bë anëtari me i ri, nga sot atletët tanë nuk do të jenë më te diskriminuar në garat ballkanike. Kosova do të përfaqësohet me 10 atletë”, njofton Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat