Sara Susuri, e dyta në Tivar

Atletika

Sara Susuri, e dyta në Tivar

Nga: K. G. Më: 2 maj 2023 Në ora: 15:58
KA Prizreni

Atletja e Prizrenit, Sara Susuri, ka shënuar rezultat impresinues në Mitingun ndërkombëtar “1 Maj 2023”.

Susuri ka dëshmuar cilësitë e saja duke u renditur në vend të dytë, një rezultat që vlerësohet nga klubi prizrenas. 

“Në Tivar u mbajt Mitingu Ndërkombëtar i ‘1 Majit’, ku morën pjesë 8 shtete.

Në këtë garë Kosovën e përfaqësuan 2 atlete të Klubit të Atletikës Prizreni. 

Në një konkurrencë të fortë atletet e klubit arritën suksese në këtë garë ndërkombëtare.

Sara Susuri - vendi i dytë në 400 metra dhe Emine Jenuzi në 100 dhe 400 metra vendi i katërt me rekord personal 1:01,92”, njofton KA Prizreni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat