Jakob Kiplimo bën historinë, rekord të ri në gjysëm-maratonën e Barcelonës

Atletika

Jakob Kiplimo bën historinë, rekord të ri në gjysëm-maratonën e Barcelonës

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 18:08
Jakob Kiplimo

Jakob Kiplimo ka vendosur sot një rekord të ri në distancën e gjysëm-maratonës (21.0975 km).

Atleti nga Uganda ka përshkruar distancën në rrugët e Barceloës për 56:42 duke përmirësuar me plot 48 sekonda rekordin e vendosur nga Kejelcha në 2004-ën.

Për të kuptuar diçka më shumë rreth performancës të 24-vjeçarit mjafton të thuhet se ai ka vrapuar sot me një shpejtësi mesatare prej 22.3km/h.

Një sukses i madh për atletin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat