Rikthimi i legjendës Simone Biles

Atletika

Rikthimi i legjendës Simone Biles

Më: 8 gusht 2025 Në ora: 12:06
Simone Biles

Një vit pas Lojërave Olimpike në Paris, Simone Biles, superylli i gjimnastikës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregon për rrugën e saj drejt kthimit në gara dhe suksesit në olimpiadë.

Edhe pse duket se ajo mund të arrijë çdo gjë, Simone tregon për “Olympics.com” se ndryshimi më i madh në jetën dhe stërvitjen e saj ishte mësimi për të thënë “jo”.

Përveçse gjimnastja më e dekoruar në histori, Simone është gjithashtu edhe motivuese, punon për shëndetin mendor dhe është ambasadore për disa organizata dhe marka të njohura. Ajo ka punuar me marka si “Powerade” dhe “Uber Eats”, dhe ka krijuar edhe një linjë veshjesh sportive.

Po ashtu, ajo është kryefjala e turneut “Gold Over America”, ku marrin pjesë edhe gjimnastë të njohur si Katelyn Ohashi dhe Jordan Chiles. Biles rrëfen sesi në prag të Lojërave Olimpike “Paris 2024”, filloi të vendoste kufij në jetën e saj: “Kur kthehesha në shtëpi, vendosja kufij, nuk bëja gjëra të tepërta.

Dilja herë pas here me shoqet për të pushuar, por nuk merrja angazhime shtesë”. Një moment i rëndësishëm ishte kur në vitin 2021 ajo u tërhoq nga gjimnastika për të përqendruar te shëndeti i saj mendor, sepse kishte “twisties”, një problem kur gjimnastët humbasin kontrollin në ajër.

Pas atij momenti, Simone filloi terapia javore, edhe gjatë garave. Ajo mësoi të fliste më mirë me trajnerët kur ndjehej e lodhur ose e shpërqendruar. Kjo e ndihmoi të besonte më shumë në trupin dhe mendjen e saj, por nuk harroi frikën nga “twisties”.

“E mendoja çdo ditë, por në mënyrë pozitive. Kam punuar shumë që të mos ndodhë përsëri. Një pjesë e mendjes time gjithmonë pyeste ‘po sikur?’ Ky ishte ankthi,” deklaron Biles. Në Paris, ajo ishte shumë e përgatitur dhe besonte se nuk do të ndodhte sërish. “Kam punuar shumë fizikisht dhe mendërisht. Por je njeri dhe gjithmonë pyet ‘po sikur të shkojë keq?’ Këto ishin zërat e brendshëm,” rrëfen Simone. Ajo fitoi titullin e saj të dytë “allaround”, edhe pse pati një gabim në stërvitjen me shtylla.

Biles fitoi edhe një medalje të artë në kërcim në Paris, si dhe një argjend dhe një bronz. “Kam arritur më shumë se kurrë e kam ëndërruar, jo vetëm në Olimpiadën e Parisit, por në të gjithë sportin,” shprehej asokohe Simone pas garës në “Paris 2024”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat