Kamp domethënës në Banjë

Atletika

Kamp domethënës në Banjë

Nga: K. G. Më: 15 gusht 2025 Në ora: 15:31
Kampi

Atletika po e mban kampin në Banjë..

Ky kamp është shumë domethënës.

Kampi mbështetet nga atletika botërore.

“Federata Atletike e Kosovës ka nisur kampin veror për grupmoshat U12 – U14 në Banjë të Pejës, ku po marrin pjesë 40 atletë nga klube të ndryshme të Kosovës.

Kampi zhvillohet nën udhëheqjen e trajnerëve të FAK, me një program stërvitor profesional të fokusuar në përmirësimin e performancës sportive, edukimin e të rinjve përmes sportit, si dhe nxitjen e socializimit dhe bashkëpunimit mes pjesëmarrësve. 

Ky aktivitet synon jo vetëm zhvillimin fizik dhe teknik të atletëve, por edhe forcimin e lidhjes së tyre me atletikën si sport. Kampi mbështetet nga Atletika Botërore (Ëorld Athletics)”, njofton FAK-u.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat