Rekord kombëtar për Argjentinën në 1500 metra

Atletika

Rekord kombëtar për Argjentinën në 1500 metra

Më: 13 shtator 2025 Në ora: 15:43
Micaela Levaggi

Rekord kombëtar për Argjentinën në 1500 metra!

Atletja argjentinase Micaela Levaggi ka vendosur një arritje historike për vendin e saj, duke thyer rekordin kombëtar në disiplinën e 1500 metrave.

Levaggi regjistroi kohën mbresëlënëse 4:09.76, duke hyrë në librin e rekordeve të atletikës argjentinase dhe duke dëshmuar formën e saj të lartë në pistë.

Ky rezultat është një motivim i madh për sportisten dhe një tregues i fuqishëm për ambiciet e saj në Botërorin që po zhvillohen në Tokio.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat