Këta janë fituesit e Maratonës së Prishtinës 2025

Atletika

Këta janë fituesit e Maratonës së Prishtinës 2025

Më: 28 shtator 2025 Në ora: 14:29
Pamje nga gara

Maratona e Prishtinës, që sivjet mbajti edicionin e saj të 25-të, ishte e ndarë në 10 kategori me rreth 1800 garues në total.

Në garë, përveç qytetarëve të Kosovës, morën pjesë edhe garues nga Evropa dhe bota.

Fituesit e maratonës së plotë 42 kilometra janë nga Kenia.

Shedrack Kiptoo Kimaiyo, Benard Kiprotich Too dhe Kennedy Kipkemoi Rono ishin tre vendet e para në kategorinë maratonë-meshkuj.

Edhe në kategorinë maratonë-femra, Chelangat Sang, Rose Jepchumba dhe Lina Kaion ishin në tre vendet e para po ashtu nga Kenia.
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat