Benard Kiprotich Too fiton Maratonën e Tiranës

Atletika

Benard Kiprotich Too fiton Maratonën e Tiranës

Më: 19 tetor 2025 Në ora: 13:57
Fitueset

Ka përfunduar edicioni i 9-të i Maratonës së Tiranës.

Maratona e Tiranës 2025 mirëpriti mbi 5,000 pjesëmarrës, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga vende të huaja.

Sportistët nga Kenia ishin ata që dominuan në Kategorinë Maratonë (42 KM) si për meshkuj edhe për femra.

Keniani Benard Kiprotich Too u shpall fitues i Maratonës për meshkuj me kohën 2: 21:35, i ndjekur nga bashkatdhetarët Derrick Chege Njoroge dhe Shedrack Kiptoo Kimaiyo.

Paraqitje shumë të mirë bënë edhe atletët shqiptarë Ilir Kellezi dhe Altin Vorpsi, që mbyllën garën respektivisht në vendin e 8-të dhe të 9-të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat