Atletika evropiane ka bërë disa ndryshime të vogla dhe për të mirën e këtij sporti.
Presidenti i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, së bashku me anëtaren e kryesisë Donika Kryemadhi, ishin në Kongresin e Federatës Evropiane të Atletikës.
Sylejmani tha se ishte Kongres produktiv, ku u morën disa vendime të rëndësishme.
“Kongresi që u mbajt në Batum të Gjeorgjisë, mora pjesë së bashku me anëtaren e kryesisë, znj. Donuka Kryemadhi.
Aty u shqyrtuan disa ndryshime në statutin e federatës evropiane, ku janë prekur disa gjëra që duhet të ndërmerren në të ardhmen.
Po ashtu është diskutuar financimi që të jetë më i mirë të federata, e cila duhet të organizojë gara në bashkëpunim me federatën evropiane”, tha Sylejmani për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Sylejmani theksoi se ndryshimet e vogla kanë për qëllim që të tërheqin sa më shumë të rinj e të reja.
“Janë bërë disa ndryshime të vogla, nuk është ndryshim i madh, por qëllimi është me tërheq sa më shumë të rinj e të reja, sidomos të gjinisë femërore, të afrohen e të ndihmojnë Federatën e Atletikës së Kosovës si atlet”,- ka nënvizuar Sylejmani.
Sa i përket stadiumit të atletikës në Kamenicë, tha se është punuar mirë deri me tani.