Rekordet historike

Atletika

Rekordet historike

Më: 25 janar 2026 Në ora: 15:33
Kenenisa Bekele

Atletika ka tashmë protagonistin e saj të parë të madh të vitit.

Flasim për amerikanin Josh Hoey, i cili dje theu rekordin historik të 800 metrave në garat e sallave të mbyllura.

Rekord ky që mbahej nga Dane Wilson Kipketer (i lindur në Kenia) i vendosur në Kampionatin Botëror të Sallave të Mbyllura në Paris në vitin 1997.

Hoey arriti që të vendoste një rekord të ri në garën e 800 metrave pasi ndali kronometrin në kohën 1:42.50 duke i hequr 17 të qindtat rekordit të mëparshëm.

Po dje një tjetër amerikan shkroi historinë duke thyer rekordin e vendosur 19 vite më parë nga Kenenisa Bekele.

Hobbs Kessler arriti që të ndalonte kronometrin me kohën 4:48.79 në garën e 2,000 metrave duke përmirësuar rekordin e mëparshëm (4:49.99).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat