Pas rekordit të 15-të botëror javën e kaluar (12 mars), dhe në prag të Kampionatit Botëror të atletikës në Salla të Mbyllura (20-22 mars), lind natyrshëm pyetja: sa lart mund ta çojë Mondo Duplantis rekordin e kërcimit me shkop për meshkuj përtej 6.31 metra?
Sipas Herbert Czingon - trajneri Kombëtar i Kërcimit me Shkop si në Gjermani po ashtu edhe në Zvicër - superylli suedez mund të ketë ende shumë për të dhënë.
"Bazuar në shpejtësinë e tij, ai mund të kërcejë edhe 10-15 cm më lart", - tha trajneri Czingon.
"Por ka një ndryshim midis formulave biomekanike dhe realitetit", shton ai me kujdes. "Sistemet biologjike nuk zhvillohen si lineare.
Kërcimet e tij prej 6.30 metra dhe 6.31 metra çuan në një traversë që lëvizte".
Czingon identifikon tre elementë si kritikë për suksesin e jashtëzakonshëm të Duplantis.
"Së pari, faktori më i rëndësishëm biomekanik për performancën superiore të Mondo Duplantis është shpejtësia e tij e jashtëzakonshme e afrimit",- thotë ai.