Abdi synon rekordin evropian në Maratonën e Roterdamit

Atletika

Abdi synon rekordin evropian në Maratonën e Roterdamit

Nga: K.G. Më: 11 prill 2026 Në ora: 21:52
Bashir Abdi

Vrapuesi i njohur evropian Bashir Abdi synon të thyejë sërish rekordin e tij evropian Maratonën e Roterdamit.

Abdi vendosi rekordin aktual evropian pikërisht në këtë garë në vitin 2021, kur ndaloi kronometrin në 2:03:36, duke u bërë evropiani i parë në histori që theu barrierën prej 2:04. Ai u rikthye për të fituar për herë të dytë Maratonën e Roterdamit në vitin 2023, duke iu afruar shumë rekordit të tij evropian me kohën 2:03:47.

Pas një sezoni 2025 të mbushur me lëndime, Abdi është rikthyer në formë dhe gati për të vrapuar shpejt sërish. Ai tashmë ka treguar formë të mirë në gjysmëmaratonë këtë vit, duke vendosur rekord belg me kohën 59:28, në fitoren e arritur në qytetin e tij, Ghent, gjë që jep shpresa të mëdha për ambiciet e tij për rekord në distancën e plotë.

“Kam bërë gjithçka që ishte e nevojshme në përgatitje… sigurisht që nuk kam kristal për të parashikuar të dielën, por mendoj se kam pasur një përgatitje shumë të mirë dhe jam gati të luftoj”, - tha Abdi, i cili këtë dimër është stërvitur në lartësi të mëdha në Etiopia.

Sa i përket mundësisë për një fitore të tretë të dielën, Abdi u shpreh:

“A mund të garoj edhe për fitore?

Organizatorët nuk ma kanë bërë të lehtë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat