Agron Muçaku mahnit në Shkodër, fiton tri medalje të arta 

Atletika

Agron Muçaku mahnit në Shkodër, fiton tri medalje të arta 

Nga: K.G. Më: 24 maj 2026 Në ora: 13:10
Agron Muçaku

Agron Muçaku, edhe një herë ka dëshmuar se është në formën më të mirë sa i përket kategorisë së tij, duke shënuar sukses të madh në garën ndërkombëtare për veteranë që u mbajt në Shkodër të Shqipërisë.

Atleti veteran nga Kosova, ishte më i shpejti në disiplinat e tij.

“Dy ditë garash – tri medalje ari për Kosovën! 

Image

Në garat ndërkombëtare “Speed Challenge Masters Athletics”, që po mbahen në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, ku po marrin pjesë atletë veteranë nga mbi 50 shtete të botës, arrita të realizoj një paraqitje shumë të kënaqshme gjatë dy ditëve të garave.

Rezultatet e mia: Vendi i parë në 300 metra me pengesa me kohën 54.36 sekonda. 

Image

Vendi i parë në 100 metra me pengesa me kohën 21 sekonda.

Vendi i parë në trehapësh (triple jump) me rezultat 9.12 metra. 

Image

Këto rezultate janë edhe më të vlefshme sepse performanca ime ishte më e mirë se vitin e kaluar. 

Në disiplinën e trehapëshit, në vitin 2025 kisha rezultatin 8.88 metra, ndërsa sivjet arrita 9.12 metra, duke vendosur edhe rekord mbarëkombëtar në kategorinë M60.

Image

Po ashtu, edhe në 300 m me pengesa përmirësova kohën nga 56.84 sekonda në 54.36 sekonda, çka tregon vazhdimësinë e punës dhe përkushtimit në sport.

Falënderoj Zotin e Madhërishëm për suksesin e arritur, si dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur e inkurajuar.

Edhe pse përfaqësoje Shtetin e Kosovës shpenzimet e këtyre garave i mbajta personalisht.

Në muajin korrik në Selanik do të mbahen garat e radhës( nga data 2 deri 5 korrik ) me siguri do të marr pjesë në këtë edicion ndërkombëtarë”, ka shkruar Muçaku në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat