KA Llapi mburret me Medina Kutleshin

Atletika

KA Llapi mburret me Medina Kutleshin

Nga: K.G. Më: 2 qershor 2026 Në ora: 18:55
Atletja Medina Kutleshi

Atletja Medina Kutleshi ka treguar formën e saj në Kampionatin Evropian të Shteteve në Zhvillim në Atletikë. 
Kutleshi ishte e mirë në disiplinan e shtigjeve të mesme.

“Medina Kutleshi shkëlqeu në Kampionatin Evropian të Shteteve në Zhvillim në Atletikë!

Në vikendin që lamë pas në Monako u zhvillua Kampionati Evropian i Shteteve në Zhvillim, ku pjesë e këtij Kampionati ishte edhe Kombëtarja e Kosovës në Atletikë.

Pjesë të Kombëtares ishin edhe dy Atletet e klubit tonë:

Medina Kutleshi e cila u paraqit në disiplinën e 400 metra dhe bëri paraqitje shumë të mirë duke fituar në baterinë Final B dhe arriti 400 metra të kaloi me rezultat 56”88 PB, rezultat ky që tregon se është në rrugën e duhur për të arritur majat e atletikës!

Ndërsa Velona Mani garoi në 800 metra dhe ishte gara e parë e këtij niveli për të dhe ishte një eksperiencë e mirë për të ardhmen e saj.

Pjesë e Kombëtares ishte edhe trajneri i Klubit tonë, prof. Lumbardh Shala. Urime për rezultatet e arritura Medina dhe Velona suksese edhe më të mëdha në të ardhmen!”, mburret KA Llapi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat