Klasifikohen boksierët më të mirë të të gjitha kohërave – nga mbreti, te i miksuari

Boksi

Klasifikohen boksierët më të mirë të të gjitha kohërave – nga mbreti, te i miksuari

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 23:55
Mohammad Ali

Përballja e Mike Tysonit me Roy Jones Jr, ka entuziazmuar tifozët e boksit, që kërkuan më pas duele të tilla më shpesh.

Edhe pse meçi përfundoi me barazim, të dy legjendat e boksit nuk ngurruan të tregonin më të mirën që u kishte mbetur.

Iron Mike si 54-vjeçar hyri në ring sikur të ishte në ditët e tij më të mira, derisa Jones si 51-vjeçar, dukej më i përmbajtur.

Mirëpo, në një klasifikim të legjendave të bërë së fundmi, si do të ndaheshin ata nga më i miri, te ata që kanë qenë si miks.

Mbreti i boksit (G.O.A.T): Mohammad Ali

Mund të kalohet edhe pa thënë asgjë – por është e mjaftueshme të thuhet se Ali është më i miri i të gjitha kohërave. Është i pakrahasueshëm dhe ka frymëzuar shumë boksierë që t’i ndjekin hapat e tij.

Legjendarë: Joe Luis, Jack Dempsey, Rocky Marciano, Larry Holmes, Joe Frazier, Lennox Lewis, Jack Johnson, George Foreman

Të gjithë nga këta kishin specifikat e tyre dhe që e dallonin njërin nga tjetrin, mirëpo pak më të dalluar ishin Jack Johnson dhe Rocky Marciano, që kishin disa goditje dhe lëvizje unike në ring.

Nga më të mirët: Mike Tyson, Evander Holyfield, Gene Tunney

Iron Mike njihej si një boksier që sulmonte në dy apo tre raundet e parë dhe më pas mbushej frymë dhe nëse ndodhte një gjë e tillë meçi për të ishte i humbur. Por, Tyson njihet si një boksierë që ka shkatërruar kundërshtarët në raundin e parë ose të dytin me shpejtësinë dhe goditjet e fuqishme.

E njëjta gjë pothuajse vlen edhe për Holyfieldin dhe Tunneyn, që tentonin të zinin kundërshtarin në befasi.

Të mrekullueshmit e peshave të rënda: Tyson Fury, Wladimir Klitschko dhe John L. Sullivan

Të befasishëm në mënyrën se si boksojnë apo kanë boksuar, tre legjendat e boksit kanë dhuruar dhe po dhurojnë spektakël me talentin e tyre.

Klitschko dhe Sullivan kishin një karrierë mjaftë të bujshme, derisa Fury është duke shkuar rrugës së tyre dhe e meriton të jetë në këtë nivel.

Në miks: Vitali Klitschko, Anthony Joshua, Riddick Bowe, James J. Jeffries, James J. Corbett dhe Kersey Joe Walcot

Që të gjithë këta në listë janë në një miks, pasi ndoshta nuk e kanë përmbushur potencialin e tyre ende, apo që karriera e tyre vajti në një hak tjetër, mirëpo me atë çfarë kanë treguar, meritojnë çdo respekt për atë që i kanë dhënë boksit.

Përfshirje nderi

Roy Jones Jr, Earnie Shavers, Ezzard Charles, Max Schmeling, Floyd Patterson, Ken Norton dhe Jim Braddock, që të gjithë kishin potencial të madh në boks dhe e meritojnë që të jenë në listën e nderit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat