Emri i madh i boksit, dy nokaute brutale për një minutë në rundin e parë

Boksi

Emri i madh i boksit, dy nokaute brutale për një minutë në rundin e parë

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 12:19
Emri i madh i boksit, dy nokaute brutale për një minutë në rundin e parë

Rikthimi i Anthony Joshuas në boks është vetëm disa ditë larg.

Britaniku ka munguar në ring për gati një vit tani, pasi mposhti Andy Ruiz Jr në rimeçin e Arabisë Saudite, vitin e kaluar.

Ndeshja e ardhshme me Kubrat Pulevin është vonuar për disa vite dhe, pas shtyerjes për shkak të pandemisë, më në fund pritet të zë vend në ‘Wembley Arena’, të shtunën mbrëma.

Joshua futet në ring si favorit, por Pulev, sfiduesi i natyrshëm për titullin IBF, është qartazi i aftë të shkaktojë befasi.

Mirëpo, me të gjitha raportet që sugjerojnë se AJ është në formën më të mirë të jetës së tij, është e vështirë të shohim diçka tjetër pos një fitoreje të Joshuas.

Tani, derisa meçi po afrohet me shpejtësi, pamje të rralla janë publikuar nga përballja e parë e Joshuas në boks.

Është fascinuese të shikohet, me Joshuan që kryen punë për disa sekonda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat