Joshua – Fury, detajet se kur dhe ku do të zhvillohet meçi 200 milionësh

Boksi

Joshua – Fury, detajet se kur dhe ku do të zhvillohet meçi 200 milionësh

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 10:55
Foto Ilustrim

Fitorja me nokaut e Anthony Joshuas ndaj Kubrat Pulev pritet të sjellë përplasjen e tij me Tyson Fury.

Bisedimet midis kampeve të dy britanikëve do të fillojnë të hënën për mega-luftën

Promovuesi i këtij sporti Eddie Hearn ka pohuar se ai mund ta përfundojë marrëveshjen brenda dy ditësh

Një luftë e parë është caktuar për në Lindjen e Mesme në maj dhe do t'iu ofrojë të dy boksierëve nga 100 milion euro secilit.

Ky lajm vjen nga promovuesi i Joshuas, Eddie Hearn, i cili ka një marrëveshje në parim me ekipin e Furyt për dy përballje për të gjithë titujt e peshave të rënda në vitin 2021, me një ndarje 50-50 të rënë dakord për luftën e parë, e cila ndoshta do të zhvillohej në Dubai, Katar ose Arabinë Saudite në fund të muajit Maj.

“Ne të gjithë jemi gati për atë luftë. E vetmja gjë që duhet të zgjidhet është vendi ku do të jetë dhe disa çështje televizive. Kjo është e gjitha.”, tha Hearn.

“Të dy palët janë plotësisht të pajtuar rreth financave, 50-50 lufta e parë, 60-40 për luftën e dytë për fituesin.

“Ne mund të nënshkruajmë një marrëveshje dhe pastaj të shkojmë në një bisedë rreth vendeve të ndryshme, për të parë se ku mund t'i marrim paratë. Nuk ka asnjë arsye që ne nuk mund ta përfundojmë marrëveshjen brenda dy ditësh dhe pastaj të vazhdojmë e të zgjidhim problemet e tjera.”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat