E tmerrshme, sportisti sulmon me thikë dy motrat e tij, plagë të rënda

Boksi

E tmerrshme, sportisti sulmon me thikë dy motrat e tij, plagë të rënda

Nga: Kemajl Goca Më: 8 janar 2021 Në ora: 19:49
E tmerrshme, sportisti sulmon me thikë dy motrat e tij, plagë të rënda

Një krim i tmerrshëm, më saktësisht luftëtari MMA Irwin Rivera (31 vjeç), u arrestua në Florida në mëngjes nën dyshimin e përpjekjes për të vrarë dy motrat e tij.

Irwin Rivera një luftëtar i peshave të lehta në UFC, i njohur si 'Bisha', është arrestuar dhe akuzohet për tentim vrasje, ka goditur me thikë dy motrat e tij.

Motra e vogël 22-vjeçare e Rivera u gjet e shtrirë dhe e mbuluar me gjak me plagë të shumta në të gjithë shpinën, kokën dhe krahun', sipas një raporti të policisë.

Image

Ajo u tha eprorëve të policisë se ishte goditur me thikë dhe se motra e saj ishte në shtëpi dhe gjithashtu ishte sulmuar.

Sipas “Guardian”, motra 33-vjeçare dhe 22-vjeçare, u goditën me thikë.

Luftëtari i lartpërmendur UFC u arrestua në Palm Beach në shtetin federal amerikan të Floridës kur policia gjeti motrën e tij më të vogël, e cila ishte "goditur me thikë në kokë, krahë dhe shpinë".

Gjegjësisht, ajo arriti të shpëtonte gjatë skenës së përgjakshme të vëllait të saj, kështu që ajo thirri policinë nga rruga, dëshmuan fqinjët. Patrulla arriti shpejt dhe arrestoi njeriun e çmendur.

Sipas dëshmitarëve okularë, 22-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk u njoftua nga policia lokale, tha se autori ishte vëllai i saj, dhe se motra e saj ishte akoma në shtëpi. Ajo u gjet shpejt, gjithashtu me plagë të shumta që iu shkaktuan nga thika.

Policia tha se ato u transferuan urgjentisht në spital dhe se "njëra viktimë është në një gjendje të qëndrueshme dhe tjetra është në gjendje kritike".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat