Sfida për titullin kampion

Boksi

Sfida për titullin kampion

Më: 15 janar 2021 Në ora: 11:41
Sfida për titullin kampion

Conor McGregor dhe Nate Diaz, dy nga ikonat e arteve marciale mikse, kanë vërtetuar dy herë më parë se duelet mes tyre në kafaz janë epike.

Në sfidën e parë, UFC-196, ishte Diaz ai që mposhti irlandezin, që u hakmorr 5 muaj më vonë (UFC-202). Dy sfida që kanë argëtuar fansat, që gjithnjë janë shprehur se duhet edhe një përballje e tretë.

Të dy sportistët kanë qenë dakord, por duket se viti 2021 do të jetë ai i duhuri për triologjinë. Ai që ka konfirmuar këtë sfidë të tretë është McGregor, që pas disa ditësh do të duelojë në UFC-257 ndaj Dustin Poirier. Irlandezi tha se një sfidë e tretë ndaj Nate Diaz do të ishte diçka speciale, sidomos nëse zhvillohet për titullin kampion të peshës së lehtë.

“Kam dëgjuar shumë fjalë kohët e fundit nga Dana White dhe Nate. Mua më pëlqen të zhvilloj një duel ndaj Diaz. Nëse kjo sfidë do të ndodhë në peshën e lehtë, atëherë mund të jetë për titullin kampion.

Kjo do ta bënte këtë triologji edhe më speciale. Dana ka shumë mundësi në tryezën e tij, të shohim. Unë jam gati”, tha McGregor.

Siç dihet, titulli i peshës së lehtë mbahet nga Khabib Nurmagomedov, që ka deklaruar tërheqjen e tij nga kafazi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat