Roddy: Ai dëshiron të luftojë

Boksi

Roddy: Ai dëshiron të luftojë

Më: 19 janar 2021 Në ora: 11:19
Roddy: Ai dëshiron të luftojë

Superylli i UFC-së, Conor McGregor, do të rikthehet në kafaz për herë të parë pas një viti këtë të shtune, për t’u përballur me amerikanin Dustin Poirier në Abu Dhabi.

Luftëtari irlandez, 32 vjeç, luftoi për herë të fundit në janar të vitit të kaluar, kur e mposhti Donald Cerronen për 40 sekonda.

Ish-kampioni i botës njoftoi pensionimin nga UFC-ja në qershor, duke thënë se i ishte mërzitur ky sport, por tani është rikthyer dhe, sipas kampit të tij, ai është më i përqendruar së kurrë më parë.

Trajneri i tij Owen Roddy ka thënë për BBC se McGregor është stërvitur vazhdimisht dhe se është bërë një bishë më e frikshme për kundërshtarë tani.

“Ai kurrë nuk është ndalur. Ai është një bishë shumë më e frikshme tani, për shkak se ka një vit që stërvitur në mënyrë të rreptë”, tha Roddy.

Ai shtoi: “Ai dëshiron të luftojë, deri tani nuk ka qenë në gjendje por tani e kemi mundësinë ta lëshojmë nga zinxhiri”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat