Lajm i keq për McGregorin

Boksi

Lajm i keq për McGregorin

Më: 26 janar 2021 Në ora: 12:47
Lajm i keq për McGregorin

Conor McGregor mund të jetë jashtë oktagonit për gjashtë muajt e ardhshëm si rezultat i nokautit që i bëri Dustin Poirier. 

Irlandezi u nokautua për herë të parë në karrierën e tij MMA të dielën e kaluar në duelin e tyre në UFC 257. ‘Diamond’ e nokautoi atë në raundin e dytë.

Në fakt, pas luftës McGregor u largua nga Etihad Arena Abu Dhabi duke çaluar dhe me paterica dhe tha se goditja e kundërshtarit të tij në gju ia shkatërroi plotësisht këmbën dhe nuk ishte ndjerë ashtu kurrë më parë. 

MMA tv, i cili është organi zyrtar i Shoqatës së Komisioneve të Boksit, ka konfirmuar për MixedMartialArts se McGregor është ndaluar për gjashtë muaj nga aktivitetet në UFC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat