McGregor dhe Poirier duan ndeshjen

Boksi

McGregor dhe Poirier duan ndeshjen

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 14:00
McGregor dhe Poirier duan ndeshjen

Luftëtari irlandez, Conor McGregor ka vendosur të luftojë përsëri ndaj Dustin Poirierit në një verë, sipas presidentit të UFC-së, Dana White.

I pari i UFC-së thotë se McGregor dhe Poirier duan ndeshjen dhe ai është i gatshëm ta bëjë në këtë verë.

Duke folur për “ESPN”, ai tha: “Epo, kur keni dy djem që janë në pozicionet e tyre – Dustin është djali me numrin 1 në botë, keni Conor i cili renditet i 6-ti dhe ata duan trilogjinë duhet të shkojë me trilogji”.

“Ne ndoshta do të përpiqemi ta vendosim atë luftë në këtë verë”, tha White.

Ndërsa për mendimin e Conor McGregor, White shtoi: “100 përqind ai dëshiron ndeshjen”.

White është duke u angazhuar që të aranzhojë edhe super-takimin Khabib Nurmagomedov – McGregor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat