Humbja e çuditshme e Donjetës! Ia ngritën dorën, por... Reagon federata 

Boksi

Humbja e çuditshme e Donjetës! Ia ngritën dorën, por... Reagon federata 

Nga: K.G. Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 16:55
Humbja e çuditshme e Donjetës! Ia ngritën dorën, por... Reagon federata 

Donjeta Sadiku është eliminuar nga turneut prestigjioz “Strandja” në Sofje të Bullgarisë. Sipas Federatës së Boksit të Kosovës, ajo u dëmtua rëndë nga gjyqtarët. Ata thonë se Donjetës iu bë me hile. 

“Në boks ndodhë gjithçka. Sot në ring u ngjit në 60 kg Donjeta Sadiku kundër boksieres nga Kazakistani Ibragimova Karina. 

Donjeta Sadiku tregoi një boks luftarak gjatë tre rundeve, sulmoi boksieren Ibragimova me goditje të njëpasnjëshme dhe në rundin e tretë detyroi referin në ring t’i numëroj boksieres së Kazakistanit dhe ta pushoj. Gjatë gjithë kohës Donjeta ishte në epërsi, sidomos në rundin e dytë dhe të tretë.

Dhe pas përfundimit të duelit si fituese dora i ngritët Donjeta Sadikut po për çudi menjëherë ndryshon vendimi dhe fituese shpallet boksierja nga Kazakistani.

Edhe pse Donjeta humbi tregoi se është në formë të mirë dhe e gatshme për kualifikimet për LO – Tokyo 2020”, reagon Federata e Boksit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat