Habit Fury

Boksi

Habit Fury

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 12:53
Habit Fury

Tyson Fury, kampioni i botës në peshën e rëndë (WBC) u shpreh se marrëveshja e një dueli mes tij dhe Anthony Joshua (mbanj titujt WBA, WBO e IBF) është ende shumë larg finalizimit. Ndërkohë që, Eddie Hearn, menaxheri i Joshua, është shprehur se brenda 2-3 javësh do të firmosen kontratat.

Në një intervistë për ESPN, boksieri britanik u shpreh: “Ata kanë patur një vit në dispozicion për ta organizuar këtë sfidë. Situata është ende njësoj si para një viti dhe asgjë s’ka ndryshuar”, tha Fury.

“Unë mendoj se organizimi i kësaj sfide nuk ka të bëjë me boksierët, që janë gati.

Kjo sfidë ka të bëjë me vendin, datën, rregullat anti-Covid etj”, u shpreh Fury, i pamposhtur në ring (30 fitore, 1 barazim).

Duke folur për të ardhmen, ai tha: “Kam kohë që nuk boksoj (shkurt 2020) dhe jam inaktiv. Unë do të zhvilloj dy duele këtë vit, nëse nuk dueloj me Joshua në qershor, do të përballem me dikë tjetër. Sido që të vijnë punët, dueli me Joshua do të ndodhë herët a vonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat