Ja kjo vajzë si e nokautoi Xhevdet Pecin dhe ky ja ktheu kësisoj...

Boksi

Ja kjo vajzë si e nokautoi Xhevdet Pecin dhe ky ja ktheu kësisoj...

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 3 mars 2021 Në ora: 14:33
Ja kjo vajzë si e nokautoi Xhevdet Pecin! Shou...

Të gjithë ata që e njohin emrin e madh të boksit, Xhevdet Peci, e din sa zemrën e madhe e ka dhe është një personalitet i thjeshtë. 

Xhevdet Peci apo siç njihet si babai i boksit të Prishtinës dhe të Kosovës, që më së shumti i pruri tituj klubit të boksit Prishtina, në ish Jugosllavi, gjithsej pesë tituj!

Peci i madh, edhe sot kujtohet me grushtin e tij të çeliktë apo që i nokautonte kundërshtarët në fund të viteve të 70-ta dhe të 80-ta. Është interesant, se Xhevdet Peci i shkon zëri edhe për të kënduar dhe madje këndon goxha bukur. 

Një shou i jashtëzakonshëm i Xhevdet Pecit me emrin e madh të muzikës, Shpresa Gashi, në kohën kur ishin në karrierën kulmore sportive të viteve të 80-ta. 

Xhevdet Peci në drejtim të Shpresës, e cila ia mori dorëzat dhe me humorin e saj e nokautoi Xhevdet Pecin. Peci bie në tokë, duke krijuar një atmosferë të përzemërt. 

Një shou më shumë se shou. Xhevdeti ngritët në këmbë dhe ia kërcet këngës: “Dashurova unë një vajzë”. Gjithçka mund ta shikoni nga minuta 1.35.

Në anën tjetër shihet Mehmet Bogujevci, duke duartrokitur dhe bërë tifo për Xhevdet Pecin! Sa atmosferë e këndshme në vitet e 80-ta, gjeneratë që nuk përsëritet kurrë!  Gjeneratë që e dridhi jo vetëm ish Jugosllavinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat