Joshua konfirmon meçin e madh

Boksi

Joshua konfirmon meçin e madh

Më: 4 mars 2021 Në ora: 12:24
Joshua konfirmon meçin e madh

Boksieri britanik Anthony Joshua, kampion i botës në peshën e rëndë në kategoritë IBF, WBA e WBO ka konfirmuar se dueli ndaj patriotit të tij Tyson Fury do të zhvillohet në qershor të këtij viti.

Fury është gjithashtu kampion bote në këtë Divizion, ku mban titullin e kategorisë WBC.

“Më besoni. Qershori është periudha kur do të zhvillohet kjo sfidë.

Një duel që e duan dhe do të zhvillohet për fansat, që kanë muaj që e presin këtë përballje.

Mezi po pres që të zhvilloj këtë sfidë, për të zgjedhur më të mirin. Tyson do ta gozhdoj me grushtet e mia”, u shpreh Anthony Joshua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat