Enver Krasniqi kryetar i ri i Federatës së Boksit të Kosovës

Boksi

Enver Krasniqi kryetar i ri i Federatës së Boksit të Kosovës

Nga: K.G. Më: 6 mars 2021 Në ora: 17:25
Enver Krasniqi kryetar i ri i Federatës së Boksit të Kosovës

Enver Krasniqi u zgjodh kryetar i ri i Federatës së Boksit të Kosovës.

“Federata e Boksit e Kosovës sot më 6 mars 2021 ka mbajtur Kuvendin e rregullt të punës dhe zgjedhor, ku u zgjodhe Kryetari i ri i FBOXK-së, nënkryetarët dhe anëtarët e bordit.

Kuvendi u përfaqësua nga gjithsejtë 22 klube dhe 44 delegatë plus 3 delegatë nga tri shoqatat: Gjyqtarëve, trajnerëve, delegatëve gjithsejt 47 delegatë me të drejt vote. 

Prezent për të vëzhguar procesin nga afër ishte edhe Sekretari i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) z. Shasivar Haxhijaj”, njofton federata. Deri sot ushtrues detyre i kryetarit ka qenë Sylejman Voca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat