Sterling kampion bote

Boksi

Sterling kampion bote

Më: 7 mars 2021 Në ora: 19:02
Sterling kampion bote

Amerikani Aljamain Sterling është kampioni i ri i botës në peshën “bantamweight” (pesha 56-61kg) në artet marciale mikse, në përfundim të eventit UFC-259, zhvilluar në Las Vegas.

Ai i rrëmbeu titullin rusit Petr Yan, që u skualifikua nga gjyqtari për shkak të një goditje të palejuar më gju. Dueli u ndal në raundin e katërt.

Goditjqa me gjy në fytyrën e rivalit, që ishte i ulur në tapet, i kushtoi rëndë Yan, që u skualifikua.

Sfida u ndal që në çastin që ndodhi goditja, me Sterling që ra në tapet dhe u desh ndërhyrja e stafit mjekësor.

Deri në ato momente, dueli dukej i barabartë, madje Yan kishte një epërsi të lehtë pas 3 raundeve të para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat