Anulohet sfida me Tysonin

Boksi

Anulohet sfida me Tysonin

Më: 13 prill 2021 Në ora: 11:03
Anulohet sfida me Tysonin

Triologjia e famshme e peshës së rëndë në boks mes ikonave të këtij sporti, 58-vjeçarit Evander Holyfield dhe 54-vjeçarit Mike Tyson nuk do të zhvillohet. Edhe pse dy boksierët kishin rënë dakord për t’u përballur më 29 maj, gjithçka ëhstë anulluar.

Holyfield ka deklaruar se do të përballet më 5 qershor me Kevin McBride, një duel “show” me 8 raunde. McBride është një gjigand irlandez, 47 vjeç, që në vitin 2005, dërgoi në “pension” pikërisht Mike Tyson, duke qenë rivali i tij i fundit në ring.

Tyson dhe Holyfield kanë dueluar dy herë mes tyre në vitet 1996 e 1997 dhe në të dyja rastet triumfoi Holyfield.

Të gjithë prisnin që dy boksierët legjendarë të duelonin sërish, por duket se “Iron Mike” nuk ka pranuar, ndaj Holyfield ka gjetur rival tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat