Dikur kishte restorant në Bullgari, sot i shkatërron nervat nëpër Prishtinë

Boksi

Dikur kishte restorant në Bullgari, sot i shkatërron nervat nëpër Prishtinë

Nga: Kemajl Goca Më: 15 prill 2021 Në ora: 13:55
Dikur kishte restorant në Bullgari, sot i shkatërron nervat nëpër Prishtinë

Jo si dikur! Dikur ishte shef i një restorantit në Bullgari, ndërsa sot i shkatërron nervat nëpër Prishtinë për çështjen e boksit të Kosovës.

Është Latif Demolli, ish boksier i Prishtinës së gjeneratës së artë dhe sot gjyqtar ndërkombëtar!

Nuk e ka jetën si dikur në Bullgari, një jetë përrallore dhe pa ndonjë stres, sot i vlon truri me boks, duke u ballafaquar me telashe dhe rrëmuja të këtij sporti.

Image

Së fundi, e tradhtuan “shokët e idealit”, nuk e votuan për t’u bërë anëtar i Bordit të Komitetit Olimpik të Kosovës, duke mbetur i 12-ti në ranglistë, nuk mori më shumë se 19 vota, madje pesë femra ishin më të votuar se ai, kjo pak e kishte shqetësuar! 

Sot është prej punëtorëve më të mëdhenj sportiv në Kosovë, gjyqtari më i mirë i vitit i zgjedhur nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.

Ai në periudhën 1991-1999 jetonte e vepronte në Bullgari, duke pasur goxha punë dhe ishte shumë i respektuar nga të gjithë, por pas luftës u kthye në Kosovë, që shumë herë mendon se e kishte bërë hapin e gabuar, pasi e la jetën përrallore për të sakrifikuar për sportin e Kosovës, që pak kush ia vlerëson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat