Joshua rrezikon

Boksi

Joshua rrezikon

Më: 21 prill 2021 Në ora: 11:07
Joshua rrezikon

Meçi i shumëpritur mes Anthony Joshua dhe Tyson Fury do të zhvillohet në Arabinë Saudite, njofton Bob Arum, promotori i këtij të fundit.

Javën e kaluar, dy boksierët britanikë ranë në ujdi për vendtakimin e tyre për titullin e kampionit të padiskutueshëm të botës në kategorinë e rëndë.

Në mesin e vendeve të propozuara ishin Katari, Uzbekistani, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe.

Arum, promotori i Fury, konfirmoi të martën mbrëma se lufta do të zhvillohet në Arabinë Saudite, shtetin ku u zhvillua edhe rimeçi mes Joshuas dhe Andy Ruiz Jr në vitin 2019.

Arum ka thënë se qyteti Jeddah pritet të jetë vendi ku do të organizohet “Beteja e Britanisë”, në njërën prej këtyre tri datave, 24 korrik, 31 korrik, ose 7 gusht.

“Ne i kemi tanimë kontratat për vendin e meçit. Kemi bërë hap të madh. Tani vetëm po i rregullojmë dokumentet me sauditët”, tha Arum për Boxing Scene.

Fury rrezikon ta humbasë titullin në WBC, ndërsa Joshua rrezikon t’i humbasë titujt në IBF, WBO dhe WBA në luftën e parë për të gjithë katër titujt e mëdhenj të botës në kategorinë e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat