Ronda Rousey zbulon lajmin e madh për fansat: Kam 4 muaj që…

Boksi

Ronda Rousey zbulon lajmin e madh për fansat: Kam 4 muaj që…

Më: 23 prill 2021 Në ora: 07:42
Ronda Rousey, Travis Browne

Ronda Rousey, ikona e UFC-së, ish-kampione e botës në artet marciale mikse (pesha bantamweight, pesha 57-62kg) ka rrëfyer për “MMA Fighting” se është 4 muajshe shtatzënë.

Ajo është martuar me Travis Browne, ish-sportisti i UFC-së i peshës së rëndë. Të dy tashmë të tërhequr prej vitesh nga kafazi.

“Kam 4 muaj që jam shtatzënë dhe ju ende nuk e keni kuptuar këtë gjë. Jam shtatzënë që nga janari, ndaj 4 muajshe shtatzënë. Së shpejti do të vijë një bebe. Nuk mund ta fsheh më tej këtë gjë, ndaj erdhi koha që t’jua thoja të vërtetën”, tha Ronda Rousey.

Rousey, 34 vjeçe, nuk duelon në kafaz që prej vitit 2016, pas dy humbjeve radhazi (hera e fundit ka dueluar në UFC-207). Ajo ka një rekord prej 12 fitoresh e dy humbje na kafaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat