UFC lejon tifozët

Boksi

UFC lejon tifozët

Më: 23 prill 2021 Në ora: 11:41
UFC lejon tifozët

UFC hap dyert për fansat dhe eventin UFC-261 që zhvillohet këtë fundjavë në Florida, do të zhvillohet me tifozë. Një event i rëndësishëm, ku do të zhvillohen 3 duele për titullin. Gjithsesi, UFC-ja ka marrë masat që të zbatohen masat anti-Covid ende në fuqi.

Presidenti i arteve marciale mikse Dana Uajt, u shpreh se mbajtja e maskës si te sportistët ashtu dhe te fansat nuk do të jetë e detyrueshme.

“Këtu, gjithçka është e hapur dhe nga 1 qershori edhe në Las Vegas do të jetë e njëjta gjë. Kjo është pozitive për sportin. Do të jenë vetë sportistët apo fansat që do të vendosin nëse do të mbajnë maskë apo jo”, tha Dana Uajt.

Gjithsesi, të gjithë personat që do të jenë në këtë event duhet të deklarojnë se nuk janë pozitivë, se kanë kryer vaksinën dhe në hyrje do t’u matet temperature.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat